JOQ Albania
Home

Fondacioni Vodafone Albania financon rehabilitimin e shkollave të prekura nga tërmeti në Durrës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/10/2019 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga tërmeti, që goditi Shqipërinë qëndrore, dy javë më parë. Pas vlerësimit të dëmeve, Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj vendosën të dhurojnë 50.000 Euro për rehabilititimit e 3 shkollave në Durrës, projekt i cili do të realizohet nga World Vision Albania.

Shkolla 9 vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, Shkolla 9 vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, dhe Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Re”, në zonën e Kënetës, u dëmtuan ndjeshëm nga lëkundjet që tronditën Tiranën dhe Durrësin, gjatë muajit të kaluar.  Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Achilleas Kanaris, Drejtoresha e World Vision Albania znj. Eljona Elmazi, vizituan shkollat ​​të hënën, ku verifikuan nga afër dëmet dhe  domosdoshmërinë e ndërhyrjes.

Pas vizitave në terren, përfaqësuesit e Vodafone dhe World Vision u pritën në një takim edhe nga Kryetarja e Bashkisë Durrës, znj. Valbona Sako e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen.

"Ne e vlerësojmë sinqerisht angazhimin e Vodafone dhe World Vision për të vepruar në një moment të vështirë për qytetin tonë. Tërmetet janë ndodhi natyrore që nuk i zgjedhim por ndodhin, dhe njerëzit që u prekën prej tërmetit të ditëve më parë, kanë nevoja, dhe sëbashku mund t’i ndihmojmë” – tha  Znj. Sako, Kryetarja e Bashkise Durrës ,

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone, z. Achilleas Kanaris deklaroi, “Në momente të tilla, nevoja për të ndërhyrë dhe për të dhënë një kontribut të çdo lloji, ka qënë dhe mbetet prioritet për kompaninë tonë. E vërtetë që fatkeqësitë natyrore janë jashtë mundësive tona për t’i parandaluar, por ne mund të mundësojmë që pasojat që ato lënë pas, të korigjohen sa më shpejt dhe fëmijët të mos humbin asnjë ditë larg bankave të shkollës. Të mësuarit është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë fëmijët, të tjerat na takojnë ne”.

“Partneriteti mes institucioneve shtetërore, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për të përmirësuar jetën e femijëve dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme dhe cilësore për ta,”- u shpreh znj. Eljona Boçe Elmazi, drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

Vodafone Albania dhe fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Përgjatë viteve, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, Vodafone gjithmonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emergjencave civile, duke u përpjekur të ofrojë ndihmën e saj në komunikim, financim dhe madje edhe burime njerëzore.

*Shënim: Ky është një artikull i sponsorizuar nga Vodafone Albania*

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/