JOQ Albania
Home

Pioli trajner i ri i Milanit, plas gallata në rrjetet sociale
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani ka bërë sot një lëvizje të papritur, teksa ka shkarkuar trajnerin, Marko Xhampaolo dhe ka arritur akordin me Stefano Piolin, i cili do marrë tashmë drejtimin e kuqezinjve.

Ish-trajneri i Interit, do nisë menjëherë nga puna dhe do ketë si detyrë të nxjerrë ekipin nga kriza dhe rezultatet negative.

Megjithatë, kjo lëvizje nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të Milanit, të cilët kanë pasur një reagim ndaj klubit për këtë vendim të marrë.

Hashtagu #PioliOut, ka filluar të bëjë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, ndonëse tekniku italian akoma nuk është zyrtarizuar në stolin e kuqezinjve…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/