JOQ Albania
Home

Njihuni me nusen e ardhshme që do ta përcjellë drejt altarit një koala
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/10/2019 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryesisht vajzat i dorëzon tek bashkëshorti, gjatë ceremonisë së dasmës, babai, ndërsa pas nuk mungojnë edhe fëmijë të vegjël që mund të mbajnë unazat apo lule.

Por një nuse e ardhshme ka rrëfyer se ajo do ecë drejt altarit me një koala.

Bindi Irwin është vajza e një gjuetari të ndjerë krokodilësh, Steve Irwin dhe ka treguar se dasmën po planifikon ta bëjë në kopshtin zoologjik në pronësi të familjes së saj.

Të ftuar në programin Good Morning America, Bindi dhe i fejuari i saj Chandler Powell folën me shumë emocione rreth ditës së tyre të madhe duke shpjeguar se disa nga kafshët do të kenë role të rëndësishme.

Chandler shpjegoi se pse ata kanë vendosur që ta bëjnë dasmën në një kopsht zoologjik:

Jemi kaq të emocionuar. Është vendi ku jemi njohur dhe ku u fejuam, kështu që për në ka shumë kuptim që vendi i dasmës të jetë kopshti zoologjik në Australi. Unë mendoj se kjo dasmë do të jetë unike sepse do të bëhet në një kopsht zoologjik në prani të shumë kafshëve."

Duke folur për koalan, nusja e ardhshme shpjegoi se ndoshta do të vendosin disa trende të reja. Në mungesë të babait, atë do ta përcjellë drejt altarit, vëllai i saj më i vogël, Robert.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/