JOQ Albania
Home

“Grumbull sipër njëra-tjetrës, të paktën 4 automjete përplasen tek autostrada Tiranë-Durrës”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/10/2019 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i shumfishtë ka ndodhur paraditen e së martës tek autostrada Tiranë-Durrës.

Në pamjet e mbërritura pranë redaksisë së JOQ Albania, disa makina duket të jenë përplasur me njëra-tjetrën ndërsa janë bërë grumbull.

Sipas asaj që thonë qytetarët nga vendi i ngjarjes, për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar.

Një qytetar shkruan për JOQ Albania:

Katër makina të përfshira e sigurt. Ambulanca shkoi. Njëra ishte kthyer ne drejtim te kundert."

Një tjetër qytetar shkruante:

Udhëtoni me kujdes o njerëz."

Kujtojmë këtu se gjatë ditëve të fundit, një numër i madh aksidentesh kanë ndodhur në rrugët e vendit tonë, disa a prej tyre në juglindje të vendit me pasoja të rënda.