JOQ Albania
Home

Shqipëria dhe Kosova e prisnin, Mergim Berisha i bashkohet kombëtares gjermane
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 10:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Futbolli i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, kanë marrë një lajm aspak të mirë. Futbollisti shqiptar, Mërgim Berisha, i cili po shkëlqen në futbollin austriak, është grumbulluar me kombëtaren e Gjermanisë U21.

Berisha është një nga lojtarët që është pëlqyer shumë si nga Federata shqiptare, ashtu edhe ajo kosovare, por atij tashmë i është dhënë mundësia me shpresat e Gjermanisë.

Megjithatë, duhet përmendur fakti se deri në momentin që Mergimi nuk debuton në ndeshje zyrtare me Gjermaninë A, ai ka mundësi që të ndryshojë kombëtare dhe të zgjedhë Shqipërinë ose Kosovën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/