JOQ Albania
Home

Messi një kapiten i vërtetë, ja si përpiqet që Dembele mos marrë karton të kuq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 9:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Leo Messi është padyshim lideri i Barcelonës prej shumë vitesh dhe një idhur i tifozëve katalanas. Në ndeshjen e sëdialës ndaj Sevillas, argjentinasi e ka dëshmuar akoma më shumë këtë gjë.

Argjentinasi u përpoq me gjithçka që mundi për të bërë të mundur, që shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembele të mos ndëshkohej me karton të kuq.

Dembele i foli ashpër arbitrit, Miguel Antonio Mateu Lahoz, më pas ky i fundit vendosi ta përjashtonte nga loja.

Por, Messi mbërriti në skenë i shoqëruar nga shokët e tij të skuadrës së Barcelonës për të shpjeguar se ishte një keqkuptim.

Argjentinasi i tha gjyqtarit që francezi nuk di si të shprehet mirë në spanjisht. Gjithsesi, pavarësisht insistimit të Messit, arbitri nuk e fali dhe e nxorri nga loja.

Kohëzgjatja e pezullimit të tij nuk dihet ende, por ndeshja e El Classicos me Real Madrid mund të jetë në rrezik për Dembele.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/