JOQ Albania
Home

De Biazi drejt rikthimit si trajner, mund të marrë ekipin e Serisë A
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 22:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sampdoria ka mbetur pa trajner. Eusebio Di Françesko vendosi të largohej në mirëkuptim pas ndeshjes ndaj Veronës, teksa ekipi gjendej në vendin e fundit në renditje.

Tashmë tek Sampdoria për kërkojnë profile trajnerësh për të pasuar Di Françeskon. Xhanluka Di Marcio raporton se edhe emri i Xhani De Biazit është mes kandidatëve të mundshëm për të marrë drejtimin e këtij ekipi.

Emrave si Iakini apo Gatuzo, u është shtuar edhe kandidatura e De Biazit, që orët e fundit duket se ka avancuar ndjeshëm.

Që pas largimit nga Alaveshi në Spanjë, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ka një ekip, dhe tani mund të jetë rasti që ai të kthehet në Seria A. Të shohim a do finalizohet…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/