JOQ Albania
Home

Njerëzit po ngjisin majën më të lartë të këtij vendi vetëm për të tymosur ‘gjethen jeshile’
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/10/2019 15:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit po ngjisin çdo ditë e më shumë malin më të lartë në Britaninë e Madhe dhe jo për pasion por për t’u bërë ‘drru’.

Si duket njerëzit po përfitojnë nga streha e emergjencave që ndodhen në majë të Ben Nevis për të tymosur.

Kjo strehë emergjence, e cila supozohet të përdoret vetëm në raste të vërteta emergjence, ka filluar të rrethohet nga ‘tymosësit’ e gjethes ‘jeshile’ të cilëve u pëlqen që ta marrin veten me të mira pas ngjitjes së lodhshme.

Sipas raportimeve, persona të ndryshëm kanë filluar ta përdorin strehën kur arrijnë majën e malit 1,345 metra të lartë, pak para se të fillojnë zbritjen.

Rastet janë treguar nga ngjitës të shumtë që thonë se kanë parë grupe të shumta duke tymosur në majë dhe nuk e kuptojnë se pse ky trend po përhapet kaq shumë.

Një prej tyre madje u shpreh se kishte parë 8 grupe të cilët ishin duke bërë të njëjtën gjë në majë të malit dhe kjo zonë kutërbon e gjitha me aromën e ‘gjethes jeshile’.

Ndërkohë janë ngritur shqetësime për sigurinë e këtyre personave, sepse ngjitja e malit mbetet e rrezikshme në gjendje të kthjellët e jo më pastaj nën ndikimin e lëndëve të ndryshme.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/