JOQ Albania
Home

Habit gazetarja: Nënat që i duan fëmijët u japin edhe shuplaka, është formë dashurie
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/10/2019 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një kohë që Skocia i ka ndaluar zyrtarisht shuplakat ndaj fëmijëve, një nënë është shprehur se në fakt ato janë të nevojshme pasi ‘kush të rreh, të do’.

E ftuar në një program mëngjesi, gazetarja Claire Muldoon tha se shuplakat janë të nevojshme, pasi çdo prind që i do fëmijët e vet duhet t’i përdorë për t’i disiplinuar.

Kuptohet që të jo të gjithë janë dakord në këtë pikë.

Duke kritikuar ligjin e re, ajo u shpreh:

Definitivisht unë mendoj se..çdo prind që i do fëmijët e tij duhet të për përdorë një lloj ndëshkimi fizik, jo gjithmonë por kur duhet."

Claire sqaroi me tej se kjo ka të bëjë me faktin që ti po e bën nga dashuria që ke për dikë.

Ajo vazhdoi më tej:

E gjitha kjo buron nga dashuria. Nëse keni një mik dhe ai o bën diçka me anë të së cilës po dëmton veten, ti do të shpresoje se një shok do të thoshte, ‘ shiko të tregohemi të sinqertë, sjellja jote është e gabuar."

Më herët gjatë kësaj jave Skocia u bë vendi i parë në Britaninë e Madhe që i bëri shuplakat të paligjshme, pas miratimit të një projekt-ligji të sjellë nga anëtarë të parlamentit.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/