JOQ Albania
Home

Ia çfarë mbante Aldo Teqja në duar kur u hodh nga kati i gjashtë i pallatit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 11:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e së shtunës, kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, teksa portieri i Partizanit, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i një pallati dhe ka përfunduar në spitalin e traumës, ku për fatin e tij të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Futbollisti,mësohet se ka qenë duke u kthyer në shtëpi. Rreth orës 19:40, ai ka qenë pranë banesës së tij në “Komunën e Parisit”, aty ku jeton në një apartament me qira prej disa muajsh, së bashku me partneren, me të cilën dyshohet se ka pasur një debat.

"Top Channel" shkruan se Teqja ka qenë në një automjet së bashku me partneren dhe kur kanë mbërritur në afërsi të kompleksit, ai ka dalë i pari nga makina. Burimet bëjnë me dije se portieri ka pasur një debat me partneren dhe pasi ka dalë nga makina, ka vendosur të ngjitet i vetëm në apartamentin që ndodhej në katin e gjashtë të pallatit.

Ndërkohë, partnerja e tij ka qenë ende duke parkuar automjetin dhe nuk ka shkuar me të drejt banesës. Burime të besueshme pranë ngjarjes bëjnë me dije se partnerja e Teqjes ka qenë dëshmitarja e parë poshtë pallatit kur lojtari është hedhur nga kati i gjashtë.

Policia e ka raportuar ngjarjen si vetëhedhje të portierit. Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku ai banonte dhe arsyeja kryesore dyshohet për një zënkë me të fejuarën e tij, pasi në momentin e rënies ai ka pasur në duar disa bizhuteri të arta.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/