JOQ Albania
Home

Dëmtimi i frikshëm/ Hysaj mungon edhe me kombëtaren, ja kush e zëvendëson
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 10:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapiteni i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka qenë i pafat mbrëmjen e djeshme me Napolin. Mbrojtësi shkodran që ka pësuar një dëmtim të frikshëm gjatë një dyluftimi.

Për fatin e tij të keq, shqiptari ka pësuar frakturë në pjesën e kockës së gjoksit, por fatmirësisht, raportohet si situate nuk është aq serioze sa mendohej.

Megjithatë, ai do mungojë me kombëtaren për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë, ndaj trajneri, Edi Reja, duhet t’i bëjë llogaritë pa kapitenin.

Italiani, pritet që të grumbullojë mbrojtësin e Almerias, Ivan Balliun. Në 10 ndeshjet e para në Ligën e Dytë spanjolle, shqiptari është aktivizuar 2 herë si titullar dhe 2 herë është futur nga stoli.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/