JOQ Albania
Home

“Fëmijëve u ndërroj pelenat, jam kali i tyre”, habit politikani shqiptar me deklaratat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07/10/2019 9:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Jeta e ngjeshur me punë e politkanëve shqiptarë dhe atyre të Kosovës, shpesh herë nuk i lejon ata të kalojnë mjaftueshëm kohë me familjen apo fëmijët e tyre. Mbrëmjen e djeshme, në Fax News ishte i ftuar në një intervistë politikani nga Kosova, Milaim Zeka.

Ai u pyet nga fëmijët, në lidhje me ato fakte që atyre u ngjllnin kuriozitet. Një nga pyetjet që iu bënë ishte edhe për jetën e tij familjare. Duke qenë se është prind, ai u pyet nëse kalon kohë me fëmijët e tij.

Përgjigja e deputetit nga Kosova ishte surprizuese, pasi tha se që nga viti 1990 kur është bërë babai i një vajze për herë të parë, dhe deri më sot, i lan vetë fëmijët e tij, i ushqen, madje iu ndërron edhe pelenat.

Zeka u shpreh:

Prej 1990 që më ka lindur vajza e deri sot që flasim, unë i laj, i ushqej u ndërroj pelenat, edhe sot vajza 3-vjeçare më hipën në kurriz dhe më thotë ti je kali im. Kështu që është kënaqësia më e madhe të bëhem kali i fëmijëve të mi".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/