JOQ Albania
Home

Juventusi kthen me këmbë në tokë Interin, Dybala-Higuain sigurojnë fitoren
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 22:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka zgjatur vetëm gjashtë javë pathyeshmëria e Interit në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme, zikaltërit janë dorëzuar përballë Juventusit, ku janë mundur me rezultatin 1-2.

Bardhezinjtë e drejtuar nga Maurizoo Sarri janë treguar më të saktë në këtë sfidë. Ata kaluan të parët në avantazh që në minutën e katërt me Dybalën, i cili gjuati me të majtën dhe zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 18-të, Lautaro Martinez nga pika e bardhë e penalltisë, nuk gaboi dhe barazoi shifrat. Nuk mund të mungonte edhe Ronaldo në këtë sfidë.

Portugezi shënoi në fundin e pjesës së parë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në pjesën e dytë, në fushë u hodh Higuain për Juventusin, i cili shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores në këtë ndeshje.

Tashmë, bardhezinjtë kanë rrëmbyer kreun e klasifikimit duke shkuar 19 pikë dhe ndodhen në vendin e parë, të ndjekur nga Interi me 1 pikë më pak.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/