JOQ Albania
Home

Befason biznesmeni gay nga Tepelena, shpreh simpati për ish-deputetin: Mos ma ngacmoni Dash Shehin, se ju griva!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06/10/2019 21:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Ilirjani është personazhi i parë shqiptar që vjen nga bota e biznesit, që ka deklaruar hapur se është homoseksual.

Biznesmeni i njohur ka marrë vëmendjen e mediave rozë, për shkak të postimeve të pazakonta në rrjetet sociale, ku pak ditë më parë theu tabutë duke pozuar i grimuar si femër, si dhe pozoi si një Geisha.

Madje, Ilirjani u shfaq edhe në studion e një emisioni televiziv i grimuar pak ditë më parë, duke thyer kështu çdo tabu.

Kjo e dielë është një ditë e veçantë për të, pasi ai sot feston ditëlindjen e tij. Elton Ilirjani mbushi sot 39-vjeç.

Biznesmeni i famshëm ka postuar disa fotografi në "Facebook" teksa shfaqet i grimuar si femër dhe me një buzëkuq në dorë, ku pozon i shtrirë mbi një masiv shkëmbor në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës.

Në 39-vjetorin e lindjes së tij, biznesmeni ka shprehur simpati për ish-deputetin, Dashamir Shehi.

Në përshkrimin e një prej fotove të pubikuara, ai shkruan: 

Mos ma ngacmoni Dashamir Shehin, se ju griva. Kush ma ngacmon Dashamir Shehin, ka punë me mua. Ju puth nga Jorgucati"

Kujtojmë që pak ditë më parë, kreu i LZHK-së u ofendua nga kryeministri Rama në një emision televiziv.