JOQ Albania
Home

Probleme me frymëmarrjen, përkeqësohet gjendja e Aldo Teqjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 19:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme kryeqyteti u trondit nga një ngjarje e rëndë, teksa portieri i Partizanit, Aldo Teqja është hedhur nga kati i gjatë i pallatit të tij në zonën e “Komunës së Parisit”.

Për fat të mirë, gardiani i kuq, përpara se të përfundonte në tokë është përplasur me tendat dhe pemët e pranishme poshtë pallatit, duke mos ndërruar jetë.

Ditën e djeshme u njoftua se 24-vjeçar ishte jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë sot, sipas “Top Channel”, pak minuta më parë, raportohet se Teqja është futur në sallën e reanimacionit pas ka probleme me frymëmarrjen.

Sipas po të njëjtit burim bëhet me dije se portieri i Partizanit ka probleme me mushkrinë dhe gjendja e tij nuk duket fort e stabilizuar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/