JOQ Albania
Home

Ermir Lenjani në super formë, shënon gol si “bomber” te Sioni
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 17:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edi Reja mund të buzëqeshë, pas golave të Manajt, Cikalleshit dhe Balajt me skuadrat e tyre respektive në kampionatet europiane, një tjetërlojtar shqiptar ka shënuar sot gol me ekipin e tij.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën e sotme ndaj Luganosnë Superligën zviceriane.

Në minutën e 83-të, pas një harkimi nga e majta, shqiptari si një sulmuesi race, ka goditur saktë me kokë nga brenda zonës, duke e dërguar topin në rrjetë, teksa ka vendosi baraspeshën 1-1.

Por, për fatin e keq Lugano shënoi sërish dhe ndeshja u mbyll 1-2. Ky është goli i tretë për mbrojtësin, i cili është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Sionit.

Kujtojmë që menjëherë pas sfidës së sotme do të vihet në dispozicion të trajnerit Edi Reja për 2 sfidat ndaj Turqisë dhe Moldavisë më 11 dhe 14 tetor.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/