JOQ Albania
Home

Donte që ai ta përcillte drejt altarit, nusja vë hirin e babait të ndjerë tek thonjtë për ta ‘ndjerë’ më afër
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/10/2019 14:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Charlotte Walton, si të gjitha vajzat, donte që i ati të ishte në ditën e saj të dasmës për ta përcjellë drejt altarit.

Por, duke qenë se, për fat të keq, babai i saj Mick Barber kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit në prill, ajo gjeti një mënyrë që ai të mos mungonte në ditën e saj të madhe.

26-vjeçarja nga Stoke-On-Trent, u martua me bashkëshortin e saj Nick në gusht dhe ëndrra e saj që babai t’i mbante dorën ndërsa e dorëzonte tek bashkëshorti nuk mund të realizohej.

Por, për fat të mirë, kushërira e saj, Kirsty gjeti një mënyrë që babai i Charlotte-s të ‘ishte me të gjatë dasmës. Kështu, ato morën pak nga hiri i të ndjerit dhe e vendosën tek thonjtë e akrelikut që iu bënë nuses atë ditë.

Charlotte tregon:

Kirsty është mbretëresha e thonjve dhe mendoj se ideja e saj ishte e mahnitshme. Hiri i tij në thonjtë e mi më bëri të ndihesha sikur e kisha aty me vete dhe po më mbante dorën."

Kur morën vesh se kanceri i Mick ishte i pashërueshëm, çifti u munduan t’i përshpejtonin përgatitjet për dasmën që ai të ishte i pranishëm, por ai ndërroi jetë në prill.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/