JOQ Albania
Home

Gratë e politikanëve marrin vëmendjen, s’ngelet pas as Vjosa Osmani
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/10/2019 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deri më tani për të “shkundur” votën e tyre, në qendrat e votimit në Kosovë kanë shkuar thuajse të gjithë kandidatët për Kryeministër. Meshkujt, Ramush Haradinaj, Albin Kurti, Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj kanë qenë të shoqëruara nga bashkëshortet e tyre.

Kandidatja e vetme femër, Vjosa Osmani, nuk kishte si të mos ishte pranë bashkëshortit të saj në këto zgjedhje. Ai ka qenë në krah të të shoqes edhe në momentin e votimit, sikurse gjatë fushatës.

Por krahas votimit të politikanëve, më tepër kanë rënë në sy bashkëshortet e tyre dhe veshja që ato mbartin në trup.

Kështu, Anita Haradinaj, gruaja e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj derisa po votonte në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Anita dukej goxha elegante teksa votoi. Ajo kishte veshur një bluzë të bardhë me një setër të kaftë dhe pantollona të zi.

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti është parë duke votuar bashkë me gruan dhe vajzën e tij në njërën nga qendrat e votimit në kryeqytet. Gruaja e Kurtit është parë të jetë veshur me një veshje të thjeshtë dhe elegante. Ajo nuk ka pasur të drejtë vote për shkak se nuk ka nënshtetësi kosovare.

Violeta Veseli, gruaja e kreut të PDK-së, Kadri Veselit ka tërhequr sot vëmendjen me paraqitjen e saj. Ajo mbante një bluzë të zezë nën kostumin me xhaketë e pantallona ngjyrë bojëqielli.

Nuk ka ngelur pas as kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo ka mbajtur veshur një fustan të zi me jakën e bardhë, tepër shik dhe elegant.