JOQ Albania
Home

Pas tre humbjeve rradhazi, Milan fiton me “brekë nëpër këmbë” ndaj Genoas
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/10/2019 23:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas tre humbjeve rradhazi në Serie A, Milan ka marrë një fitore mjaft të vështirë mbrëmjen e sotme në transfertë kundër Genoas.

"Kuqezinjtë" fituan me rezultatin e ngushtë 1-2, në një ndeshje ku nuk munguan as polemikat e shumta.

Lase Schone kaloi në avantazh vendasit 4 minuta para mbylljes së episodit të parë të ndeshjes, me anë të një goditje dënimi, falë gafës së portierit Pepe Reina, i cili nuk e zotëroi siç duhet topin.

Genoa e mbylli pjesën e parë me 10 lojtarë, pasi mesfushori  Riccardo u ndëshkua me karton të kuq.

Gjashtë minuta pas nisjes së pjesës së dytë, Theo Hernandez arriti të realizojë për Milanin duke barazpeshuar shifrat, pas një depërtimi mjaft të bukur në zonën kundërshtare, duke mposhtur portierin, Andrei Radu.

Vetëm pesë minuta pasi Milan barazoi, Genoa merr një tjetër goditje të rëndë, pasi Davide Biraschi ndëshkohet me të kuq për një prekje topi me dorë brenda zone, duke lënë skuadrën me 9 lojtarë, gjë e cila ja bëri më të lehtë "kuqezinjve" fitoren.

Kessie nuk gabon nga pika e 11-metërshit, duke përmbysur shifrat.

Por minutat e fundit ishin një makth i vërtetë për të besuarit e Marco Gianpaolo, pasi në minutën e 76-të, Calabria mori kartonin e dytë të verdhë, duke lënë fushën e lojës.

Minutat tensionuese arritën kulmin kur në minutën e 3 shtesë arbitri akordon një 11-metërsh për Genoan, por Pepe Reina arrin ta presë, duke zhbërë gafën e golit të parë dhe duke shpëtuar skuadrën e tij nga një tjetër turpërim.

Në fund të ndeshjes u ndëshkua me të kuq edhe Samu Castillejo për Milanin, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 1-2.

Pas 7 ndeshjesh, Milan pozicionohet në vendin e 11 me 9 pikë, por ka ende shumë sfida të tjera pa u zhvilluar dhe renditja mund të ndryshojë.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/