JOQ Albania
Home

Zbulohet detaje të reja nga rënia e Teqjes, si i shpëtoi vdekjes portieri i Partizanit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/10/2019 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku portieri i dytë i Partizanit, Aldo Teqja, dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banon.

24-vjeçari arriti t’i mbijetonte mrekullisht vdekjes, ndërsa aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.

Fatmirësisht gardiani ia ka hedhur paq, pasi nuk ka pësuar asnjë thyerje në shtyllën kurrizore.

“Panorama Sport” mëson se Teqja është përplasur me një tentë gjatë rënies, dhe tashmë nga kontrollet në spital, vërehet se nuk ka thyerje, por vetëm shembje. Mjekët po shikojnë për hemorragji të brendshme, si edhe probleme në shtyllën kurrizore, të cilat mund të shfaqen më vonë te lojtari.

Për momentin ai gjendet ende në spital, dhe në orët në vijim priten edhe analizat më të specializuara, që do të përcaktojnë gjendjen e Teqjes.

Mbetet ende e paqartë nëse 24-vjeçari është vetëhedhur nga pallati, apo ka rënë aksidentalisht.

Njoftimi i Policisë mbi ngjarjen:

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/