JOQ Albania
Home

I shpëtoi mrekullisht vdekjes pasi u hodh nga kati i 6-të, ky është lojtari i Partizanit që tentoi t’i jepte fund jetës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/10/2019 21:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një i ri dyshohet se tentoi t’i japë fund jetës, duke u vetëhedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte.

Ai mundi t’i mbijetonte mrekullisht vdekjes, ndërkohë që u transportua me urgjencë drejt Spitali të Traumës.

Është mësuar se bëhet fjalë për portierin e dytë të skuadrës së Partizanit, Aldo Teqja.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi kryeqyetetas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në "Facebook".

Në njoftim e klubit thuhet se incidenti ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Teuta.

Fatmirësisht, 24-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po monitorohet nga mjekët.

Njoftimi i plotë:

Klubi njofton se pjestari i ekipit Aldo Teqja siç edhe është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani – Teuta. Aktualisht portieri Teqja gjendet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jasht rrezikut për jetën. Mjekët e spitalit janë duke monitoruar gjendjen e Lojtarit. Prezent në ambientet jashtë spitalit janë shokët e skuadrës, stafi dhe drejtues të Klubit."

Është ende e paqartë nëse i riu është vetëhedhur nga pallati, apo ka rënë aksidentalisht.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar të policisë u tha se dyshohet se 24-vjeçari është vetëhedhur nga pallati, pasi ndodhej në kushte të rënduara psikologjike.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç,i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjeksore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Por kush është Aldo Teqja?

Portieri 24-vjeçar ka qenë portieri i dytë i skuadrës së Skënderbeut nga viti 2016 deri në 1 korrik të 2019, kur iu bashkua kampionëve të Shqipërisë.

Më parë ka qenë edhe portieri rezervë i skuadrës së Kukësit dhe ish-gardiani i Kombëtares së Shpresave.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/