JOQ Albania
Home

“Është vetëm 7-vjeçe”/ Familjarët e Rias së vogël me leucemi kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/10/2019 19:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lefteri Kola është një vajzë 7-vjeçare e cila, për fat të keq, është diagnostikuar me leucemi.

Ria, siç e thërrasin familjarët për shkurt, për momentin është e shtruar në Spitalin Onkologjik në Athinë.

Siç thonë edhe familjarët e saj, vajza bëri për dy muaj vizita dhe analiza në Spitalin e Fierit dhe të Tiranës por mjekët vazhdonin t’u thoshin që ajo nuk ka asnjë problem.

Por, duke qenë se Lefteria nuk ngrihej dot as në këmbë, prindërit, me ndihmën e të afërmve, i bënë një vizitë jashtë shtetit ku morën edhe lajmin e trishtë për diagnozën.

Për trajtimin që ka nevoja vajza familjes i duhet të sigurojë rreth 20-30 mijë euro, para të cila ata nuk mund t’i grumbullojnë të vetëm.

Në një mesazh dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një familjar i vajzës shkruan:

Pershendetje joq. Kjo esht Ria e vogel(Lefteri Kola) per momentin esht e shtruar ne spitalin onkologjik ne athine sepse u diagnostikua me leucemi. Fatkeqesisht familja se perballon dot trajtimin qe shkon nga 20-30mije€. Femija beri per dy muaj vizita dhe analiza ne spitalin e fierit dhe tiranes dhe si perfundim rezultoi sikur s’kishte asnje problem. Ngaqe nuk mund as te ngrihej ne kembe prinderit me ndihmen e te afermve i ben nje vizite jashte dhe u diagnostikua. Do ju lutesha dikush qe ka mundesi te ndihmoje per sherimin e saj esht vetem 7vjec e gjysem. Bashkangjitur keni dhe dokumentin qe tregon per vertetesine e diagnozes dhe nr. e llogarise te se atit."

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe duan ta ndihmojnë vogëlushen, në fotografinë më poshtë keni të dhënat e llogarisë bankare ku mund të kontribuoni.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/