JOQ Albania
Home

“Të mbajmë në gojë siç ti mban atë mikun”, bizmesmeni gay nga Tepelena i tregon bananen doktorit që e ofendoi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/10/2019 19:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Elton Ilirjani është personazhi i parë shqiptar që vjen nga bota e biznesit, që ka deklaruar hapur se është gay.

Biznesmeni i njohur ka marrë vëmendjen e mediave rozë, për shkak të postimeve të pazakonta në rrjetet sociale, ku pak ditë më parë theu tabutë duke pozuar i grimuar si femër, si dhe pozoi si një Geisha.

Madje, Ilirjani u shfaq edhe në studion e një emisioni televiziv i grimuar pak ditë më parë, duke thyer kështu çdo tabu.

Së fundmi, biznesmeni me origjinë nga Tepelena, ka "provokuar" sërish duke postuar disa foto në rrjetet sociale duke ngrënë rrush.

Në përshkrimin e fotos, ai shkruan:

Kur mbahesh në gojë si rrush."

Por ka pasur nga ata që s’e kanë pritur mirë një foto të tillë. Një prej tyre është edhe një doktor, sipas fotos së profilit që mban, i cili e ka ofenduar biznesmenin duke përdorur nota ironike.

Ai i shkruan:

Të mbajmë në gojë siç ti mban atë mikun k…i. Por kujdes se mos mbytesh!"

Personi në fjalë e shoqëron komentin edhe me një emoji me puthje, ndërkohë biznesmeni nuk e ka lënë pa përgjigje "doktorin".

Elton Ilirjani replikon tek komenti i tij duke shkrojtur:

Je dhe doktor o kokrra e diskriminuesit. Doktor gomerësh, sepse doktor njerëzish nuk duhet të jesh ti, o kopuk!"

Më pas biznesmeni nga Tepelena ka postuar replikat në InstaStory, si dhe një foto me disa banane ku përshëndet "doktorin" dhe ata që e paragjykojnë.