JOQ Albania
Home

Kumbulla mesazh trajnerit të kombëtares, shënon super gol përballë Sampdorias
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 05/10/2019 18:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas kartonit të kuq që mori dy javë më parë në ndeshjen përballë Juvetusit, Marash Kumbulla u rikthye sërish titullar tek Verona. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare realizoi golin e parë në takimin që skuadra  e tij po luan përballë Sampdorias.

Pas ekzekutimit të një goditje nga këndi, shqiptari  kërceu më shumë nga të gjithë duke realizuar me kokë.

Ky gol vjen vetëm një ditë para se trajneri i kombëtares Edi Reja të publikojë listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet eliminatore të Euro 2020 kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Kumbulla i tregoi trajnerit se është në formën e duhur dhe është gati për të marrë përgjegjësi edhe në kombëtare.

Me shumë gjasa kapiteni Mërgim Mavraj nuk do jetë i grumbulluar për këto dy sfida dhe Kumbulla do ketë shansin e tij për të luftuar për një fanellë titullari.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/