JOQ Albania
Home

Degjeneroi Tottenhamin në Champions/ Bayern zhgënjen në Bundesligë, mposhtet në shtëpi nga Hoffenheim
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05/10/2019 18:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas fitores surprizuese që arriti në Champions League ndaj Tottenham, ku i mposhtën nënkampionët e Europës me rezultatin e thellë 2-7 në Londër, Bayern Munchen ka zhgënjyer në Bundesligë.

Bavarezët u mposhtën në "Alianz Arena" me rezultatin e ngushtë 1-2 nga Hoffenheim.

Episodi i parë i ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërkohë tetë minuta nga nisja e pjesës së dytë, Sargis Adamyan kaloi në avantazh miqtë, pas një gabimi në prapavijë të kampionëve të Gjermanisë.

Në minutën e 73-të të sfidës, Kingsley Coman dha një asist perfekt me kros për Thomas Muller, i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë, duke rikthyer shpresat për një përmbysje të rezultatit.

Por do të jetë sërish Adamyan, i cili shuan shpresat për bavarezët duke realizuar golin e dytë dhe të fitores për Hoffenheim, duke vulosur shifrat në 1-2.

Pas kësaj humbjeje, bavarezët vijojnë të ruajnë vendin e parë në Bundesligë, por renditja mund të ndryshojë pasi janë ende pa u luajtur disa ndeshje të tjera.

Ndërkohë sot pasdite u zhvilluan edhe disa sfida të tjera në kampionatin gjerman, ku bie në sy barazimi i Dortmund 2-2 ndaj Freiburg.

Ndeshjet e tjera të luajtura sot në Bundesligë:

Bayer 04 Leverkusen – Leipzig 1-1

Freiburg – Borussia Dortmund 2-2

Paderborn – Mainz 1-2