JOQ Albania
Home

E lanë të lirë gjatë natës/ Maçoku ‘lakmitar’ çiftohet me 5 mace, pronarët detyrohen t’i bëjnë serum
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05/10/2019 18:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një maçok lakmitar është bërë për serum pasi kaloi një natë të ‘çmendur’ në prani të shumë maceve.

Pronarët, Zonja dhe Zoti Zhao, e kishin lënë maçokun Xiaopi në një hotel kafshësh në një provincë në Kinën Jugore më 1 tetor.

Por, kur e morën, ata vunë re se macja ishte e rraskapitur pasi ishte çiftuar me të paktën 5 mace të tjera. Pronari i tij, zoti Zhao tha se e kishte njoftuar paraprakisht hotelin se maçokun nuk e kishte sterilizuar.

Si duket, punonjësit e hotelit i linin kafshët të lira gjatë natës, jashtë kafazeve dhe ato kishin bërë ç’u kishte dashur qejfi.

Zhao shkruante në një postim të tijin në mediat sociale:

Mendova se ishin profesionalë, por stafi nuk e kishte ushqyer gjatë ditës, ndërsa gjatë natës e kishin lënë të lirë që të bënte ç’të donte. Po, të gjitha kafshët ishin të lira të bënin çfarë të donin, ndërsa punonjësit kishin shkuar në shtëpi."

Mes orës 10.40 dhe 5 të mëngjesit, maçoku im u çiftua me 5 mace të tjera! Të paktën aq mund të shihja unë nga kamerat e sigurisë."

Më tej pronari i Xiaopi-t tha se punonjësit e hotelit patën edhe guximin të revoltoheshin e t’i thoshin që pronarët e maceve nuk kishin plane për kotele.

Si përfundim, Zhao tha se hoteli kërkoi falje për incidentin dhe ofruan të paguanin faturën e terapisë me lëngje që iu bë maçokut të rraskapitur.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/