JOQ Albania
Home

Ylli i POP-it rrëfen sëmundjen e rëndë: Kam dhimbje të fortë koke, probleme neurologjike
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/10/2019 12:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është padyshim një artiste e kompletuar, me një vokal të mrekullueshëm dhe tepër e dashur nga fansat. E kemi fjalën për këngëtaren Sia, e cila sëfundmi ka rrëfyer se vuan nga një sëmundje tepër e rëndë psiqike.

Përmes një shkrimi në Twitter Sia bën me dije se prej kohësh është prekur nga Ehlers-Danlos. Bëhet fjalë për një sëmundje që i jep dhimbje të forta koke në mënyrë kronike.

Ajo shkruan:

Vuaj nga dhimbje kronike, sëmundja neurologjike, Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbjet, qoftë fizike apo emocioanle, që i dua; vazhdoni përpara.”

Dhimbjet në fjalë zgjasin më shumë se 12 javë dhe shoqërohen edhe me probleme neurologjike për shkak të çrregullimeve të muskujve.

Njerëzit që kanë një sëmundje karakterizohen nga lëkura e butë dhe kocka të deformuara.