JOQ Albania
Home

“S*ksi më i mirë në komunizëm”/ Silva rrëfen traumën: Ime më qau se…
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05/10/2019 9:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Silva Baltadori ka qenë e ftuar ditën e djeshme në një panel teksa kanë diskutuar në lidhje me një studim, përfundimet e së cilit sugjerojnë se në komunizëm marrëdhënia seksuale ishte më e mirë. Studimi është kryer nga Kristen R. Ghodsee.

Baltadori kundërshton përfundimet e këtij studimi teksa shprehet se në kohën e komunizmit njerëzit nuk kishin informacion në lidhje me edukatën seksuale.

Ajo tregon rastin kur vetë i erdhën periodat, ndërsa e ëma nisi të qante për faktin se të bijës i erdhën mensturacionet në moshë të re.

Ajo tregon:

Mua më kanë ardhur periodat kur isha shumë e vogël, 11 vjeç. Po luaja petash, ka qenë fund qershori e mbaj mend si tani. U rrëzova me pantallona të shkurtra, se shkolla mbaronte në 15 qershor dhe ishim të gjithë kalamajtë e pallatit, rashë mbrapsht dhe isha totalisht me hemorragji nga mbrapa. Të gjithë kujtuan se u vrava rëndë, nuk ishte ndonjë dhimbje e madhe, por isha bërë shumë pis”.

Baltadori shtoi më tej se pasi kishte arritur në shtëpi dhe hemorragjia nuk kishte ndaluar, e ëma e kishte kuptuar se në fakt i kishin ardhur periodat.

Në vijim tregon:

Ishte një traumë, unë e kujtoj si një traumë të mamasë time që filloi të qante pse më erdhën periodat në moshë kaq të re”.