JOQ Albania
Home

Leo Messi mund të ishte lojtar i Juventusit në vitin 2004
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/10/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e futbollit. Ylli argjentinas ka fituar gjithçka me Barcelonën duke qenë lideri i kësaj skuadre për vite e vite me radhë.

Megjithatë, historia mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër në vitin 2004, kur Messi ishte vetëm 16-vjeç.

Ish-trajneri i Juventusit në atë kohë, Fabio Capello, ka zbuluar se ka dashur në ekip Leo Messin dhe ia ka kërkuar në huazim trajnerit të Barcelonës në atë periudhë, Frenk Rajkardit.

Capello rrëfen se gjatë një takimi miqësor mes Barcelonas dhe Juventusit në “Camp Nou”, i bëri kërkesën e bujshme teknikut katalanas, por ai e refuzoi.

Capello tregon:

E takova Messin për herë të parë kur ai ishte 15-16 vjeç në trofeun Gamper. Kur ai u fut në fushën e lojës, tifozët u çmendën. U afrova drejt Raijkard dhe e pyeta nëse mund ta huazonim. Raijkard më tha se kishin probleme me lojtarët e huaj, por gjithsesi do ta gjenin një zgjidhje për Messin, duke e refuzuar propozimin tim”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/