JOQ Albania
Home

Renditja e më të mirëve, cilat janë markat më të fuqishme në botë?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04/10/2019 8:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

E dini se cila është sot e kësaj dite marka që ka më shumë ndikim dhe influencë në të gijthë botën? Nëse mendoni se janë rrjetet sociale, si Instagram apo Facebook, e keni gabim.

Këtë herë në vend të parë renditet Google. Pas tij vjen WhatsApp e disa marka të tjera. Në klasifikimin e 10 markave që janë në gjendje të ndikojnë më tepër jetën e njerezve më pas vijojnë PayPal, Microsoft, Youtube, Samsung, Facebook, Mulino Bianco dhe Visa.

Analistët shprehen se në karahasim me një vit më parë Facebook ka humbur dy pozicione dhe sipas tyre kjo lidhet me skandalin e Cambridge Analitica.

Ndërkohë që këtë vit ndodhet jashtë dhjetëshes më të fortë kompania suedeze e mobilimit low-cost, Ikea.

Në ndarjet sipas grupmoshave, Instagrami pozicionohet në vendin 4 për gjeneratën Z, mosha nga 15-21 vjeç.

Në klasifikimet sipas ndarjes se gjeneratave, Nutella, është ndër market që zinte gjithnjë vendet e para, dhe surpriza është se këtë vit ka humbur pushtetin në përballje me teknologjinë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/