JOQ Albania
Home

E rëndë në Elbasan/ Burri pret damarët në mes të rrugës, qytetari: Ndenji 50 minuta i shtrirë aty se nuk vinte ambulanca
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/10/2019 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në një lagje të Elbasanit.

Sipas dëshmive të personave që kanë qenë në vendin e ngjarjes, një burrë ka lënduar veten duke prerë damarët tek kyçi i dorës.

Në pamjet e dërguara pranë redaksisë së JOQ Albania mund të shihet një person i shtrirë në mes të rrugës, i bërë pis me njolla gjaku, ndërsa rreth e rrotull tij ka qytetarë dhe forca të policisë.

Qytetarët thonë se burri, i cili mendohet të jetë diku tek 37 ose 38-vjeç ndenji i shtrirë në asfalt për rreth 50 minuta pasi ambulanca nuk po vinte.

Sipas qytetarit që shkruan për JOQ Albania, burri në pamje quhet Dashi, është i martuar dhe nuk dihen motivet që mund ta kenë çuar të bëjë veprimin ekstrem.

Qytetari shprehet:

Sapo ka ndoll ne elbasan ne lagjen tabakane. Nje person kishte pre damaret ambulanca ka ardhe mbas 50 minutash. Dashi e kishte emrin.Po mbi 50 minuta ka ndetur I shtrire aty svinte as abulanc as polici. Me shum sdi po me aq sa pashe shume gjake i rridhte. Mosha ishte te 37-38 vjec njerzit aty thonin qe ishte i martuar.Nuk e di pse i kishte prere damaret."

Nuk dihet se si mund të jetë gjendja shëndetësore e tij pasi është dërguar në spital.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/