JOQ Albania
Home

Shoferët që futen nëpër pellgje dhe ‘spërkasin’ këmbësorët do ta pësojnë keq, kjo është gjoba që i pret
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/10/2019 15:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndërkohë që Britania e Madhe bëhet gati për ‘vizitën’ e Uraganit Lorenzo, i cili pritet të sjellë erëra të furishme dhe reshje të shumta shiu, për shoferët që spërkasin me ujë këmbësorët do të ketë gjoba.

Edhe pse mund t’ju duket tunduese të kaloni me shpejtësi në një pellg me ujë, ky veprim në fakt mund t’ju fusë në telashe. Një moment ‘aventure’ mund t’ju bëjë të paguani 5,000 paund, si gjobë nëse keni lagur njerëz që po kalonin aty afër.

Ky ligj është i përcaktuar në Ligjin e Trafikut Rrugor (1988) në të cilin thuhet se nuk mund të ecësh me automjet ‘pa konsiderata të arsyeshme për personat e tjerë’.

Gjoba standarte në këtë rast është 100 paund, si dhe heqje pikësh në patentë. Por, nëse çështja kalon në gjykatë atëherë mund të përfundoni duke paguar 5,000 paund.

Zëdhënësi për sigurinë rrugore për RAC, Pete Williams, tha:

Kushdo që ka pasur fatin e keq që të marrë një të spërkatur nga një shofer i pakujdesshëm ndërkohë që ka ecur nëpër pellgje, ndoshta do të mirëpriste një dënim të konsiderueshëm financiar për drejtuesin e mjetit."

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/