JOQ Albania
Home

Milot Rashica pranë transferimit te gjiganti i Bundesligës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 14:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi shqiptar, Milot Rashica është duke shkëlqyer në kampionatin gjerman me fanellën e Werder Bremenit.

Megjithatë aventura e tij te kjo skuadër mund të mbyllet shumë shpejt pasi ofertat në drejtim të tij janë të papërballueshme për drejtuesit e Bremenit.

Së fundmi, futbollisti që aktivizohet me përfaqësuesen e Kosovës shihet shumë pranë Borusias së Dordmundit.

Rashica duket lojtari perfekt që do në mënyrë të përkryer me filozofinë e lojës së Borussias, pasi siç dihet, BVB gjithmonë mbështetet në një lojë të shpejtë me lojtarët anësorë.

Ai mund të zëvendësojë Sanchon, i cili pritet të largohet. Nëse Sancho do të largohet nga Borussia në verën e ardhshme, tashmë ka një emër zëvendësimi.

Pa shumë dyshime, Rashica jo vetëm që mund të zëvendësojë anglezin në aspektin e cilësisë por edhe në përshtatjen e sistemit të klubit verdhezi.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/