JOQ Albania
Home

Momenti që po bën xhiron e rrjetit, mbrojtësi më i mirë në botë turpërohet keq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 9:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U luajtën mbrëmjen e djeshme disa nga sfidat e vlefshme për grupet e Champions League, teksa kampionët në fuqi të Liverpoolit, mundën austriakët e Salzburg me rezultatin 4-3, në një ndeshje spektakolare.

Përveç katër golave dhe trepikëshit, u duk qartë se skuadra angleze e Klopp, kishte probleme me mbrojtjen.

Tre gola të pësuar dhe hapësira pafund në repartin difensiv. gjithsesi, ajo që shqetëson më tepër është forma e mbrojtësit kryesor, Virgil Van Dijk, i cili u driblua në mënyrë fantastike nga lojtari i austriakëve, Huang.

Kur rezultatin ishte 3-0, koreano-jugori i Salzburgut ka dribluar në mënyrë  perfekte qendërmbrojtësin e Liverpoolit dhe shënoi.

Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka tërhequr vëmendjen, pasi holandezi sapo është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit dhe cilësohet nga të gjithë si "i pakalueshëm".

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/