JOQ Albania
Home

Mahniti rrjetin me zërin e saj ‘magjik’, gruaja e pastrehë e metrosë merr ofertën që mund t’i ndryshojë jetën
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/10/2019 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gruaja e pastrehë, që prej vitesh mahnit pasagjerët e mterosë në Los Angeles me zërin e saj magjepsës, ka marrë një ofertë që mund t’i ndryshojë rrjedhën e jetës një herë e mirë.

Ajo ka marrë një ofertë për kontratë muzikore nga producenti i njohur Joel Diamond.

Në një video që u publikua nga departamenti i policisë në këtë qytet shfaqet një grua me flokët e kapura bishtaleca që me vokalin e saj bën jehonë në të gjithë stacionin e metrosë.

Në postimin e departamentit të policisë thuhet:

4 milion njerëz e quajnë LA shtëpinë e tyre, ka 4 milion histori, 4 milion zëra. Ndonjëherë duhet që të gjithë të ndalojnë për të dëgjuar vetëm një, për të dëgjuar diçka të bukur”.

Një nga ata dëgjuesit e impresionuar ishte Diamond i cili ka marrë çmime të shumta në fushën e tij.

Në ndryshim nga të tjerët që u kujdesën të ndanin videon e zonjës me zërin magjik, producenti i ofroi asaj një shans të vërtetë për të treguar talentin që duket se e ka me ‘tepricë’.

Sipas TMZ, Joel ka hartuar oferte në letër për këngëtaren e metrosë me shpresën për të krijuar një hit të vërtetë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/