JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ 34-vjeçarit i morën jetën dhe e hodhën në kanal, i vëllai eleminoi fqinjin për nder pak muaj më parë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02/10/2019 22:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Eri Zefi, siç u raportua ditën e sotme në media, është 34-vjeçari i cili u gjet i pajetë në një kanal ditën e sotme në fshatin Zall Xhuxhë, të Mirditës.

Eri/ Anton Zefi

U mësua se ai ishte nisur për vizitë tek dajat që ka në Gjalëz të Fanit. Pasi e eliminoi, autori e ka hedhur në një kanal trupin e tij të pajetë.

Dyshohet se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për motive gjakmarrjeje.

 

Ndue Zefi është vëllai i tij, të cilit iu mor jeta ditën e sotme. Raportohet se Zefi më 24 shkurt të këtij viti në Durrës eliminoi fqinjin e tij Martin Ndrecën, pas një debati për motive të dobëta.

Zefi u vetë-dorëzua në policinë e Shkodrës pak ditë më pas ndërsa deklaroi se ia kishte marrë jetën “për nder”. Ndue Zefi ka deklaruar përpara organit të akuzës rreth 6 muaj më parë se me viktimën, Martin Ndrecën kishte njohje të vjetër sepse kanë jetuar në të njëjtin fshat për disa vite.

Ndue Zefi

Burime ekskluzive për JOQ Albania raportojnë se viktima quhet Anton Zefi dhe jo Eri Zefi. Sipas personave që e njohin, 34-vjeçari ishte person i shoqërueshëm, shumë i respektuar në vendin ku ka jetuar. Ai është baba i një djali të vogël, teksa prindërit i kanë ndërruar jetë para disa kohësh.

Martin Ndreca