JOQ Albania
Home

Regjimi strikt i Ronaldos/ 6 vakte ushqim dhe 5 dremitje gjatë ditës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/10/2019 15:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Po shkon 35-vjeç, por Ronaldo nuk ka rënë aspak nga forma e tij. Përkundrazi, trupi dhe muskujt e tij janë perfektë dhe portugezi vijon vrapojë dhe të dhurojë spektakël në fushën e lojës si të ishte një djalosh 20-vjeçar.

Por cili është sekreti i kësaj forme të jashtëzakonshme? Revista italianie “Novella 2000”, ka zbuluar ditën e sotme ditën tipike për CR7 dhe nëse i hedhim një sy, ajo nuk është aspak e zakonshme.

Sa i përket ushqimit, ai ka një dietë strikte, ku lejohen vetëm proteinat pa dhmajë, drithërat, vitaminat dhe kripërat minerale. Në total gjatë një dite konsumohen 6 vakte, me një distancë 3-4 orë nga njëri-tjetri, kjo me qëllim që metabolizmi të mbahet gjithmonë aktiv dhe ai të ketë energji për stërvitje.

Sa i përket pijeve, për Ronaldon është i ndaluar çdo lloj alkooli nga dieta, duke lënë në tavolinë vetëm lëngje frutash si edhe ujë, të paktën 2 litra në ditë. Ronaldo bën një total prej 5 dremitjesh në gjumë çdo ditë, për një total prej 90 minutash.

Ai kryen çdo ditë sesione palestre në shtëpi, si edhe stërvitje në pishinë duke notuar. Një stërvitje konstante, që i lë shumë pak hapësirë për kohë të lirë dhe qejf. Ky është Cristiano Ronaldo!

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/