JOQ Albania
Home

Diego Costa lë nam, të gjithë po tallen me të për rastin e humbur
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/10/2019 15:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Atletiko e Madridit fitoi mbrëmjen e djeshme në transfertë 0-2 ndaj rusëve të Lokomotivës së Moskës, por një episod gjatë ndeshjes ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Sulmuesi kryesor i madrilenëve, Diego Costa ka humbur një rast të pabesueshëm. I vetëm me portën bosh, sulmuesi i madrilenëve ka humbur një nga rastet më të mëdha të karrierës së tij.

Pas një krosimi që ka ardhur nga një goditje këndi, Costa ka gjuajtur keq dhe e ka çuar topin mbi tranversë. As vet ai nuk e ka kuptuar se si ka humbur këtë rast flagrant. Tashmë të gjithë po tallen me Diegon në rrjetet sociale.


***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/