JOQ Albania
Home

Shqiptari rikthehet sërish në “WWE”: Jemi më të fortët
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 02/10/2019 10:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gzim Selmani, ose i njohur ndryshe nga publiku si "Psikopati shqiptar" ose Rezar, është rikthyer sërish në skenën e "WWE".   Shqiptari nga Mitrovica dhe shoku i tij Akam janë gati për ndeshjet e radhës.

Para disa mujsh, për shkak të një dëmtimi të shokut të tij, të dyu detyruan të largoheshin për pak kohë nga ky sport.

Megjithatë, tashmë ata janë shfaqur sërish. Gzim Selmani dhe partneri i tij u kthyhen përsëri në WWE, ku pritet të dominojnë divizonin e peshave të rënda dhe të synojnë tituj.

Selmani u shpreh:

Emri im është Rezar, dhe së bashku me Akam jemi Autorët e Dhimbjes(AOP). I kemi kallëzuar të gjithëve, të gjithë na frikësohen. Por ashtu duhet. I kemi kallëzuar të gjithëve se askush nuk mund të merret me ne. Nuk jeni më të fortë se ne. Tani e dini pse. Ne jemi më të mirët. Ne jemi AOP”.

Selmani është shqiptar i Kosovës nga Mitrovica dhe është rritur në Huizen, Holandë. Ai nisi të stërvitej në xhudo në moshën 4-vjeçare, në kikboks dhe arte të tjera marciale në moshën 12-vjeçare. Ai është aktualisht 25 vjeç, 1.93 m i gjatë dhe peshon 150 kg.

Interesant është fakti se në të gjitha ndeshjet që zhvillon, të gjithë kundërshtarët e tij flasin anglisht, por Gzim Selmani flet shqip, duke mos patur turp nga origjina e tij dhe duke e shpalosur atë në botë plot krenari. Ndiqeni videon e rikthimit:

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/