JOQ Albania
Home

“Oj nona ime”, të rinjtë “hanë kokën” nga shpejtësia
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02/10/2019 8:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk janë të paktë të rinjtë shqiptarë që mburren me automjetet luksoze dhe çmenduritë që bëjnë në timon. Në një video të publikuar në internet, e cila është bërë shumë shpejt virale, duken dy të rinj, të cilët po udhëtojnë me shpejtësi.

Ata janë duke ecur me 160km/h. Djemtë “fluturojnë” me automjetin luksoz, deri sa përpara u del një kthesë dhe një rrethrrotullim. Duke qenë i ri në këtë zanat, djali që është në timon nuk arrin të marrë masat mirë dhe të anashkalojë rrethrrotullimin.

Ai hipën sipër mbi rrethrrotullim ndërsa videoja ndërpritet në atë moment. Se si është gjendja e të rinjve nuk dihet. Ama kjo është një video shumë e mirë sensibilizuese, e cila na tregon se duhet të bëjmë kujdes dhe se shpejtësia nuk është gjithmonë vetëm adrenalinë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/