JOQ Albania
Home

Granit Xhaka ka frikë nga topi, tifozët tallen me kapitenin e ri të Arsenalit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 01/10/2019 10:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Granit Xhaka nuk po kalon një moment të mirë te Arsenali. Ai ka marrë shiritin e kapitenit këtë sezon, por mesa duket nuk po e përballon si duhet këtë përgjegjësi.

Nga ana tjetër, edhe tifozët janë duke ushtruar presion dhe e kanë kapur me futbollistin shqiptar. Mesfushori përfundoi sërish në qendër të kritikave pas golit të MekTominejt në “Old Trafford”.

Xhaka uli kokën në momentin e goditjes së topit duke shmangur një goditje në fytyrë, por për fatin e tij të keq, sfera përfundoi në rrjetë.

Kaq mjaftoi që ndaj Xhakës të shpërthenin talljet në internet duke ironizuar me faktin se si një kapiten skuadre ka frikë nga topi dhe e lejon atë të shkojë drejt portës.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/