JOQ Albania
Home

Nëse keni vendosur të lini duhanin, këto janë ushqimet që nuk duhet t’i fusni në gojë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01/10/2019 7:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është të lësh duahnin. Nëse keni vendosur të bëni një gjë të tillë, duhet me të vërtetë ta keni ndarë mendjen, por edhe të lexoni diçka në lidhje me këtë gjë.

Se çfarë të mirash i sjell lënia e duhanit trupit tuaj, ndoshta e dini, por bëni mirë të mësoni edhe se cilët janë ushqimet që bëni mirë të shmangni për ta pasur më të lehtë këtë proces.

Kështu, përpiquni të konsumoni më shumë perime dhe më pak mish. Gjithashtu mundohuni të zëvendësoni filxhanin e kafesë me një gotë qumësht.
Një studim tregon se frutat, perimet dhe ushqimet e bulmetit bëjnë që cigarja mos t’ju shijojë më. Sipas psikologut Joseph McClernon, mishi, kafja, dhe pijet alkoolike e bëjnë tymosjen një proces më të shijshëm.

Ai shprehet:

Të gjithë e dimë, se njerëzit janë të varur pas duhanit për shkak të nikotinës. Por ne po mësojmë akoma më shumë se ka të bëjë gjithashtu edhe me efektet shqisore si shija, aroma dhe zakonet rutinore të tymosjes. Efektet e shijes janë të rëndësishme”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/