JOQ Albania
Home

Klubi i Tiranës reagon për skandalin në derbi: Te Partizani mos bëhen hetues dhe prokurorë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 30/09/2019 16:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për incidentet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në derbin Tirana-Partizani ka reaguar edhe klubi bardheblu i Tiranës. 24 herë kampionët e vendit, në deklaratën e tyre thonë se distancohen nga aktet e dhunës dhe kërkojnë gjithashtu që edhe klubi i Partizaniti të ruajë qetësinë dhe të bashkëpunojë me policinë.

Reagimi i Plotë i Tiranës:

"Klubi i Futbollit Tirana distancohet nga te gjitha aktet e dhunes, shfaqet e shemtuara jo sportive dhe denon ashper te gjitha problematikat e krijuara nga tifozet ne ndeshjen Tirana – Partizani. KF Tirana ka zbatuar me rigorozitet planin e masave te hartuar me Policine e Tiranes per mbarevajtjen e takimit brenda dhe jashte stadiumit “Selman Stermasi”. Ne perfundim te takimit, klubi ka vene ne dispozicion te Policise, serverat e sistemit te kamerave te stadiumit, per te gjetur dhe denuar me pas pergjegjesit e incidenteve ne stadium por edhe autoret e incidenteve te mbetura fatmiresisht ne tentative. Klubi i Futbollit Tirana eshte nje klub futbolli dhe jo nje institucion policior. Si i tille, konform te gjithe rregullave te Federates Shqiptare te Futbollit dhe ligjeve te Shtetit Shqiptar, kemi marre masa organizative per ndeshjen, si dhe dokumentuar me pamje filmike incidentet dhe dorezuar ato me pas ne institucionet perkatese. Ftojme KF Partizanin te ruaj qetesine, bashkepunoje me Policine nese disponon materiale filmike apo prova per te gjetur autoret dhe fajtoret e incidenteve ne stadium. Nje klub futbolli mund dhe duhet te mos kaloje kompetencat per te folur nxituar here si hetues dhe here te tjera si prokuror."

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/