JOQ Albania
Home

Kompania investon 45 milion euro në Rrugën e Kombit, shkojnë të gjitha për ndërtime e mirëmbajtje
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 30/09/2019 16:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Koncesionari i Rrugës së Kombit thotë se 10 milion euro është xhiroja e kompanisë në vitin e parë të operimit dhe jo fitimi.

Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë investuar rreth 45 milion euro për ndërtime e mirëmbajtje. Punimet në terren nisin që në kilometrat e parë të rrugës.

Ndërkohë që koncesionari po punon për mirëmbajtjen e urës së Skurajt që kalon mbi lumin Mat, gjatë gjithë segmentit është bërë vendosja e sinjalistikës dhe tabelave nga e para. Një volum i madh pune po bëhet në kilometrin e 50-të, ku një skarpatë prej rreth 200 metrash po rehabilitohet.

Në terren patrullimi është i pandalshëm me mjete teknologjike, ndërkohë që janë instaluar sensorë meteorologjikë që njoftojnë kushtet e motit në çdo moment.

Nicola Spadavecchia, një menaxher i njohur autostradash nën Itali është administratori i koncesionit.

Ai shprehet:

Përsa i përket vitit të parë kemi më shumë se 40 mln euro investime, përveç kantiereve të shpërndara në të gjithë autostradën, këtu kemi zemrën nga ku administrohet i gjithë aktiviteti në të 114 kilometrat e autostradës me kamera inteligjente…”

Ajo që është më e rëndësishme është ulja drastike e numrit të aksidenteve, sidomos atyre me pasojë vdekjen, falë patrullimit të vazhdueshëm. Ulje aksidentesh rrugore nga viti 2018.

Monitorimi i tunelit ka kujdes të veçantë. Disa kilometra pranë tij ka nisur puna për shtimin e korsive të reja pranë Kukësit dhe hapja e terrenit për ndërtimin e urës së re mbi Drin.

Ndërkohë ka përfunduar tërësisht ndërtimi i nyjes së re të Kalimashit që bën lidhjen me rrugën nacionale drejt Pukës. Nyja e re hyrëse dhe dalëse po ndërtohet edhe në Mamëz, për të vazhduar me nyjet e tjera drejt doganës së Morinës, të cilat kanë lehtësuar lidhjet e rrugës së kombit me fshatrat. Po bëhet mirëmbajtje cilësore me ndërrimin e shtresave asfaltike.