JOQ Albania
Home

Aktet e dhunshme në derbin kryeqytetas, reagon ekipi i Partizanit: Një sulm terrorist pritej që të ndodhte…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30/09/2019 14:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas akteve të dhunshme mbrëmjen e djeshme në sfidën Tirona-Partizoni ka ardhur reagimi i ekipit të kuq.

Përmes një postimi në Facebook, ekipi i Partizanit shprehet se dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura gjatë takimit dhe akuzon ekipin e Tironës se vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve derbi.Ekipi i Partizanit thekson se këtë herë është kapërcyer çdo elemt i sigurisë duke u rrezikuar jeta e shumë tifozëve pasi një sulm terrorist pritej të ndodhte gjatë sfidës.

Kujtojmë se derbi kryeqytetas u mbyll me rezultatin 1-2 për ekipin e drejtuar nga Franko Lerda.

Reagimi i plotë i ekipit të Partizanit:

REAGIM
Klubi i Futbollit Partizani denoncon fuqimisht aktet e ndodhura në takimin Tirana – Partizani, i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Për të disatën herë klubi pritës vazhdon të dështojë në organizimin dhe mbarëvatjen e takimeve derbi. Përtej shfaqjes së banderolave skandaloze, agresionit fizik ndaj tifozerisë së kuqe, hedhjes së sendeve të forta dhe koreve ofenduese, këtë herë është kapërcyer çdo element i sigurisë së organizimit të një aktiviteti sportiv. Një akt i vërtet terrorist i mbetur në tentativë rezultoi të ishte parapërgatitur nga një pjesë e tifozerisë pritëse, e cila do të ishte e pamundur të organizohej pa bashkëpunimin (në rastin më të mirë pasiv) të administratorëve të stadiumit “Selman Stërmasi”. Instalimi i një sasie të konsiderueshme eksplozivi pranë sektorit të mbështetësve të Partizanit konsiderohet një vepër e mirëmenduar kriminale, e cila shënjestron drejtpërsëdrejti jetën dhe shëndetin e të gjithë të pranishmëve dhe posaçërisht të lojtarëve të skuadrës sonë. Klubi e konsideron të papranueshëm faktin që për këtë akt, i cili nëse do të ishte realizuar mund të shënonte një tragjedi me përmasa të frikshme, nuk ka asnjë reagim apo distancim nga KF Tirana si klub organizator i ndeshjes dhe si administratore e stadiumit “Selman Stërmasi”. I bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese që të hetojnë plotësisht këtë vepër të rëndë kriminale dhe të vënë përpara përgjegjësisë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e këtij akti të paprecedent.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/