JOQ Albania
Home

“Të heqim qafe gjithë miliarderët e pasur”, ideja e çmendur e kandidatit për President
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30/09/2019 9:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Mbreti” i ultra-liberalëve ka vendosur të ndërmarrë një tjetër goditje kundrejt gjithë të pasurve. Bernie Sanders do të “heqë qafe” gjithë të pasurit, pra jo një apo disa prej tyre, por të gjithë.

Nëse vizitoni faqen e Sanders në web, do të priteni nga një mesazh i madh në të cilin thuhet: “Asnjë kandidat nuk e mposht dot Donald Trump dhe klasën e të pasurve, i vetëm”. 78-vjeçari ka pasur prej vitesh këtë ide të tijën kundër klasës së të pasurve, por ditën e premte, përmes një tweet-i, shpjegoi me saktësi se do shpërbërjen e klasës së të pasurve.

Ai shkruante:

Nuk do të ketë më miliarderë. Do të taksojmë pasuritë e tyre ekstreme dhe do ta investojmë atë tek njerëzit”.

Si funksionon taksa mbi pasurinë ekstreme? A do të pranojnë dhe do të preken nga kjo skemë e re njerëz që janë fuqizuar falë internetit si Bill Gates, Mark Zuckerberg apo Jeff Bezoz? Në fakt jo, nuk është kështu.

Sipas planit, vetëm 180,000 familjet më të pasura në Amerikë, do të preken nga këto taksa që do të jenë me të vërtetë të majme, sipas kandidatit për President.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë lexuar projektin e taksës mbi pasurinë të Sanders, ideja e taksimit do të jetë e tillë:

Taksa do të fillojë me 1% taksim mbi të ardhurat, duke nisur nga 32 milion $ për çift. Kjo do të thotë se nëse një çift i martuar kanë në total bashkë 32.5 milionë $ të ardhura, ata do të paguajnë një taksë prej 5 mijë dollarësh.
Taksa rritet në 2% për të ardhurat neto nga 50-250 milion dollarë, 3% nga 250-500 milion dollarë, 4% nga 500 milion në 1 miliard dollarë, 5% nga 1 miliard në 2.5 miliard dollarë e kështu me radhë”.

Bernie Sanders

***

Burim: UniLad|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/