JOQ Albania
Home

U shpall kampion i Italisë në MMA, mirditori i talentuar do të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29/09/2019 23:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Marco Doda është një nga sportistët shqiptarë më premtues në artet marciale të miksuara (MMA).

I riu është me origjinë nga Mirdita, por ka lindur dhe jeton në Itali.

Mbrëmjen e djeshme (28 shtator) mirditori i talentuar mposhti kundërshtarin e tij, Andrian Murug, duke vijuar më tej bilancin pozitiv në karrierën e tij.

23-vjeçari Doda u shpall kampion i Italisë në dhjetor të vitit 2018, në peshën 84 kg.

Ndonëse u lind dhe u rrit në Itali, sportisti ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrerën e tij.

Luftëtari i MMA ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në Kampionatin Botëror të këtij sporti, i cili do të zhvillohet në datat 13-17 nëntor të këtij viti.

Lajmi është dhënë nga Presidenti i Federatës së MMA-së në Shqipëri, Arjan Rizaj.

Përmes një statusi në "Facebook", Rizaj njoftoi fitoren e rradhës së Dodës dhe vendimin për t’iu bashkuar përfaqësueses shqiptare në sportin më burrëror dhe më të rrezikshëm në botë.

Ai shkruan: 

Një tjetër lajm i mirë 1 natë me parë, Marco Doda fitore ne Itali ne organizimin e Ndeshjeve të MMA-s 🛑 Marco është zyrtarisht perfaqesuesi i Shqipërisë 🇦🇱 në Kampionatin Botëror në Bahrain ne muajin nëntor të këtij viti qe do te zhvillohet ne datat 13 – 17 2019
Suksese ne Kampionatin Botëror kampion 🏆

Në karrierën e tij, Doda numëron 8 fitore dhe 3 humbje.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/