JOQ Albania
Home

Milani për “faqe të zezë”, turpërohet keq edhe nga Fiorentina
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/09/2019 22:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sezon i ri, avaz i vjetër. Milani vazhdon të zhgënjejë sërish edhe në këtë fillim sezoni të Serisë A. Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Xhampaolo është mundur sonte brenda në shtëpi me rezultatin 1-3 nga Fiorentina.

Vjollcët e udhëhequr nga ish-trajneri i Milanit, Montella, zhvilluan një ndeshje të fortë dhe u shpërblyen në fund me tre pikë ploësisht të merituara.

Erick Pulgar (14’) nga penalltia, Gaetano Castrovilli (66’) dhe Franck Ribery (78’) shënuan për mysafirët, ndërsa Leo shënoi golin e nderit për Milanin.

Tashmë kuqezinjtë janë zyrtarisht në krizë pas javës së gjashtë të kampionatit dhe priten masa të ashpra nga drejtuesit, ky natyrisht më i rrezikuari është trajneri, Xhampaolo.

Pas gjashtë ndeshjeve, Milani ka vetëm 6 pikë në tabelën e klasifikimit në vendin e 16, kurse Fiorentina ngjitet në vendin e 9 me tetë pikë.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/