JOQ Albania
Home

Pamjet e turpshme/ Ja si tifozët e Tiranës dhe Partizanit u kacafytën sonte me njëri-tjetrin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29/09/2019 21:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Derbi i sotëm mes Tiranës dhe Partizanit, është shoqëruar me tensione të mëdha. Në prag të sfidës, tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur keq me njëra-tjetrën në pjesën pas porte duke shkaktuar kaos në stadium.

Kanë qenë tifozët e Tiranës ata që kanë zbritur në fushë dhe i janë drejtuar tribunës së Partizanit, duke goditur me gurë ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur duke u kacafytyr më pas ashpër mes tyre.

Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale. U desh ndërhyrja e forcave speciale që të kthehej situata në kontroll.

Pamjet e mëposhtme janë vërtet të turpshme dhe skandaloze:

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/