JOQ Albania
Home

Vonuan por nuk u harruan, kushërinjtë bashkohen pas 75 vitesh
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 29/09/2019 21:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy kushërinj që e mendonin njëri-tjetrin të zhdukur pas Holokaustit janë ribashkuar sërish 75 vite më vonë.

Morris Sana, 87 vjeç dhe Simon Mairowitz, 85 vjeç u detyruan që të largoheshin nga Rumania së bashku me familjet e tyre pasi nazistët nisën pushtimin  dhe hera e fundit që ata ishin parë më njeri-tjetrin ishte 75 vite më parë.

Dy të afërmit u ribashkuan sërish falë rrjeteve sociale. Mairowitz jetonte në Mbretërinë e Bashkuar ndërkohë që Sana në Izrael. Simon Mairowitz udhëtoi drejt Izraelit për t’u takuar edhe një herë më njeriun e tij të afërt. Sigurisht që emocionet kanë qenë të mëdha.

Simon Mairowitz thotë:

Kemi pritur 75 vite, një kohë shumë e gjatë. Por tani fatmirësisht u takuam sërish. Është vërtetë emocionuese”

Bashkimi i kushërinjve vonoi por nuk harroi dhe me sa duket marrëdhënia e tyre ka qëndruar e palëkundur për 75 vite me radhë, ka kaluar vetëm mosha.

Burimi:LADBIBLE|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/